
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Adelaide, Australi. Një 28-vjeçar shqiptar identifikuar si Mario Bacaj, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.
Ngjarja fatale ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.
Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.