Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E prisja një reagim nga Edi Rama për Shkodrën…

ShkodraWeb 31 March, 2019
rama bilali shkoder

Nuk e di pse, por e prisja këto 24 orët e fundit një reagim të kryeministrit për Shkodrën. Ndokush mund të mendojë se pse duhet që Edi Rama të fliste pas ngjarjes së rëndë, të rradhës në qytetin më të madh verior. E unë mendoj se kishte më shumë se një arsye.

Vetëm pak ditë më parë, pasi u kap grupi “i famshëm” i fajdexhinjve, Rama nuk ngurroi të shprehet publikisht se “sot Shkodra ndjehet më e sigurtë”. E kjo ndodhi, pasi aksionin policor e konsideronte sukses të qeverisë së tij, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

Të paktën nga viti 2005, Rama nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën “e zjarrtë” për t’ia hequr Shkodrën në nivelin e qeverisjes vendore PD-së nga duart. Madje, në vitin 2015-ë ishte më shumë se i sigurtë se do i’a arrinte. Edhe tani, në prag të 30 qershorit, më shumë se një herë e ka përsëritur këtë dëshirë, madje duke marrë si shembull “Vlorën dhe zhvillimin e saj”, meqenëse është edhe deputet në atë qytet. Guximi i tij është i tepruar, sepse pikërisht Vlora që e ka kryeministrin deputet të vetin, është në pikë të hallit sa i takon rendit e sigurisë publike.

Dikur, por jo shume vite larg, Edi Rama e përsëriste me krenari se është nip Shkodre. E lidhja e gjakut, duhej të ishte një arsye më shumë që të kthente sytë herë pas here nga kjo pjesë e Shqipërisë.

Kryeministri Rama duhej të reagonte. Të gjente guximin e të reagonte. Edhe pse drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati nuk është “strumbullari” i situatës aspak të mirë të rendit në Shkodër, shkarkimi i tij i mbrëmshëm nga ministri Lleshaj, e nënkupton këtë. Jo rradhë është thënë edhe publikisht se Bushati ishte thuajse i vetëm në sipërmarrjen e tij të përballjes me krimin që këto 10 muajt e fundit, ka marrë një revansh të padëgjuaras në 1997-ën. Por Rama ose ministri i tij i brendshëm, duhej t’i shpjegonin shqiptarëve se pse u la kaq kohë në detyrë një drejtor policie, i cili sipas procedurës së shkarkimit mbrëmë, ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij. Po të duash të bësh “avokatin e djallit”, Shkodra mund të shihet edhe si një territor i lënë enkas në këtë situatë. Fllimisht për ta paralelizuar me Vlorën e kryeministrit- deputet atje dhe më pas, edhe për të krijuar një tjetër element për t’a shfrytëzuar në fushatë: Nëse doni rend e siguri, provoni të ndryshoni qeverisjen vendore!

Zoti Kryeministër, Shkodra është e tronditur! E tronditur prej muajsh por sidomos 24 orët e fundit. Pasiguria po kthehet në ankth, e ankthi në makth që të zgjon nga gjumi kur arrin të mbyllësh sytë nga lodhja. Mjafton të pish një kafe apo thjesht të ecësh në rrugët e qytetit për ta kostatuar.

Para disa kohëve, një ish- ministër i yti në qeveri, kërkoi publikisht nxjerrjen e ushtrisë në rrugë për t’u përballur me kultivimin e trafikimin e kanabis sativa. Duket se Ju kishit të drejtë sepse sipas statistikave zyrtare, ka rënie drastike të kultivimit e trafikimit të kanabisit. Sigurisht, ju tingëllon në kufijtë e marrisë nëe të njeëjtën kerkesë, do t’ua bënin nga Shkodra apo Vlora për situatën e rëndë të sigurisë publike në këto dy bashki. Edhe pse kjo, në shumë vende, siç është Italia edhe ka ndodhur. Por ndoshta edhe në këtë rast hiptetik, koha do t’ju japë të drejtë. Mbase kriminaliteti do të ulet në Shkodër, Vlorë e Shqipëri. Por ndryshe nga kanabisi zoti Kryeministër, këtë herë kemi të bëjmë me jetë njerëzish, mijëra individë e qindra familje të gjymtuara, të detyruara të ndahen nga të afërmit e tyre, qoftë edhe kriminele, siç shpreheni ju me “hëngshin kokat e tyre”. Dënimi me vdekje në këtë vend është hequr dhe në çdo rast dënimi më i rëndë mbetet burgu. Çdo ditë, çdë muaj që kalon në Shkodër nuk matet me “disa rrënjë kanabis më pak ose më shumë” të mbjella ose të trafikuara por me jetë njerëzore të sakrifikuara, të humbura nën breshëri plumbash.

Mbase nuk e keni menduar, por fluksi i madh i largimeve nga Shqipëria, përveç kushteve të vështira ekonomike, po rritet edhe për për shkak të nivelit të mjerueshëm e përditë në degradim të sigurisë publike. Nëse mendoni ta lini “shesh të hapur” Shkodrën për përplasje të armatosura në mes grupeve kriminale deri në shuarjen e tyre, e keni gabim. Haraçin do e paguajë, siç po e paguan Shkodra por as ju nuk do të keni asnjë përfitim politik! /Nga Blerti DELIJA/

P.S. Dikush mund të pyes për deputetët e Shkodrës në rradhët e shumicës në Kuvend…ata janë vetëm për vaki, zijafete dhe takime elektorale!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ “Pothuajse është shuar familja, kini mëshirë…”, vjehrri i njërit nga vëllezërit Bilali apel shtetit: Asmeri të jetë të paktën…
Artikull pasardhës: “Zgjedhjet e parakohëshme janë afër…”, kryetarja e LSI-së karikon partinë: Të ndizen motorat e fushatës…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.