E presin në Shkodër, por kryeministri Edi Rama raportohet të jetë në Malësi të Madhe, pikërisht në Vermosh. Mësohet se shefi i qeverisë i shoqëruar nga kryebashkiaku Marinaj dhe deputeti Paulin Sterkaj, janë në inspektim të investimeve të qeverisë atje. Nësë do të hyjë në Shkodër, do të vijë nga drejtimi i Hanit të Hotit ose me helikopter direkt në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndërkohë, mësohet se do të ketë bllokime të rrugëve tek Ura e Bahçallëkut, tek Ura e Spatharit dhe në hyrje të Shkodrës nga drejtimi i M.Madhe.