Një vajzë 17-vjeçare u aksidentua rëndë ditën e sotme pranë tregut industrial në Lezhë. Adoleshentja me inicialet D.M. raportohet se po kalonte rrugën kur u përplas nga një furgon mallrash.
Ajo ka marrë shumë dëmtime siç thonë burime paraprake nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.