Në nëntor të këtij viti, Gjykata i ka bllokuar modeles Kejvina Kthella makinën, llogarinë bankare dhe celularin. Bllokimi u bë për llogari të hetimit lidhur me pritën ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoj. Pak ditë më vonë me kërkesë të modeles, Gjykata i ktheu vetëm celularin. E pyetur rreth kësaj çështje në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ku Kejvina ishte e ftuar ajo pati këtë koment:
Fatma Haxhialiu: Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër.
Kejvina Kthella: Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.
Fatma Haxhialiu: Është e vërtetë që t’i kanë bllokuar të gjitha kartat, makinën, të kanë nxjerrë nga shtëpia?
Kejvina Kthella: Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.
Kejvina Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të prangosur deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.
Kejvina ka treguar se dikur ka qenë shumë xheloze dhe nga nxehja e tepërt ka arritur t’i thyejë makinën ish-të dashurit.
“Debatoj normalisht, por në një ndër to jam nxehur shumë keq sa i kam thyer makinën atij personi. Ai aty ishte dhe s’kishte ça bënte. E kam thyer me çdo gjë të mundshme që më dilte përpara, me gurë. Xhelozi ishte kështu. Tani jo, s’jam por më përpara bëhesha shumë. Është shumë vetbesim në fakt, tani më pëlqen vetja, bëhem xheloze vetëm për veten”, shprehet Kejvina.
Gjatë intervistës ajo tregoi gjithashtu një rast kur e ka zënë gjumi tek një divan i diskotekës pasi ishte bërë tapë.
“Më pëlqen al.kooli shumë. Dikur kam dalë shumë dhe njëherë në Itali më kishtë zënë gjumi tek divani i diskos. Nuk më ka zgjuar njeri, kur u zgjova ishte bosh. Nuk më mori njeri. Ishte ora 6 ishin vetëm dy tipa që po pastronin dhe unë që flija”, është shprehur Kejvina.
Gjatë emisionit ajo ka treguar se si i ka pritur familja e saj komentet apo lajmet negative që kanë dalë për të. Ajo shprehet e lumtur që nuk është rritur në Lezhë sepse tani mund të ishte edhe e martuar.
Aulona Musta: Familja jote me vërtet është kaq imune ndaj gjithë komenteve dhe lajmeve që dalin për ty?
Kejvina Kthella: Në fillim kanë qenë pak të mërzitur, sidomos babi. Mërzitej me atë që thuhej për mua, mërzitej edhe me mua, më thoshte ik nga Shqipëria hajde në Itali, lere fare atë punë. Por pastaj kush më njeh mua më mirë sesa prindërit, kështu që familja ime ka qenë një mbështetje shumë e madhe gjithmonë, edhe kur kam gabuar, nuk më ka bërë kurrë që të ndjej më shumë atë faj. Sa herë i them babit, o Zot falenderoj që nuk jam ritur në Shqipëri. Unë vij nga një fshat i Lezhës edhe nëse nuk do kisha ikur në Itali do isha martuar tani ose do isha në Tiranë në Bllok. /OraNews/