
Lajmi se Arbana Osmani ishte shtatzanë rrëmbeu edhe vëmendjen e finales së Big Brother. Pas deklaratës së moderatores, në media qarkulloi lajmi se ajo ishte në muajin e 4 të shtatzanisë dhe këtë herë çifti do të bëhej me vajzë.
Ditën e sotme ka reaguar edhe partneri i prezantueses, duke ironizuar këtë lajm. I ftuar në “Wake Up” Eduart Grishaj tha se ende nuk e kanë zbuluar gjininë e bebit, teksa ironizoi faktin që e ka parë nëpër internet që është gocë.
“Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm”, tha ai.
I njohur për batutat dhe sensin e humorit që e karakterizon, edhe këtë moment mjaft të rëndësishëm të jetës, regjisori Grishaj e ka pasuruar për kënaqësinë e moderatorëve por edhe të teleshikuesve të programit të njohur televiziv.




