VIDEO – E paprecedentë, Rama videomesazh mbështetës për Gjukanoviç në Malin e Zi, edhe pse konkurrojnë parti shqiptare

“Internacionalizmi proletar”, i trashëguar nga PS-ja si pasardhëse e Partisë së Punës, i ka rrënjët e forta edhe tek vetë Edi Rama. Pak ditë para zgjedhjeve politike në Malin e Zi, kur faktori shqiptar atje synon të marrë të paktën 2 deputetë, Rama ka bërë thirrje që të votohet Milo Gjukanoviç dhe partia e tij. Një thirrje e tij, përmes një video mesazhi në anglisht, serbisht dhe shqip, shkon direkt kundër interesave të shqiptarëve këtej e andej kufijve shtetërorë.


Rama kërkon nga votuesit shqiptar që ta mbështesin Gjukanoviçin, duke anashkalur kështu partitë shqiptare që kërkojnë të thithin edhe ato vota të shqiptarëve që shkojnë për partitë shqiptare.

“Do të doja t’ju uroja në gjuhën tuaj, por fatkeqësisht di shumë pak. Por ajo që vlen të theksohet është se, PO- Faleminderit Milo që ekziston.

Jo vetëm për qytetarët malazez, por dhe për shqiptarët e gjithë rajonin. Se ç’është më e mira për Malin e zi unë nuk mund të gjykoj pasi nuk jetoj atje.

Por ajo që mund të them pa asnjë hezitim është se çfarë ka bërë Milo Gjukanoviç për Malin e Zi duhet ti bëjë krenarë të gjithë qytetarët e këtij shteti. Milo Gjukanoviç e ka bërë Malin e Zi më të fortë dhe me të mirë.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Askush në ditët e sotme nuk mund ta shpëtojë Malin e Zi, përveç njeriut qe e ka shpëtuar shumë herë. Milo Gjukanoviç e ka kthyer Malin e Zi në yllin shndritës të rajonit tonë’, thotë Rama në mesazhin e tij drejtuar zgjedhësve në Malin e Zi.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur edhe diaspora shqiptare ka nisur një fushatë në gjuhën shqipe e me mesazhe për bashkim të votave në një kohë që shqiptarët vijojnë të jenë të përçarë në Malin e Zi. Ata edhe në këto zgjedhje, do të konkurrojnë me dy koalicione, njëri me 5 parti dhe tjetri me 4 parti shqiptare në përbërje.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!