Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E PAPREÇEDENT/ Presidenti Meta dekonspiron përmbajtjen e takimeve me ministrin e jashtëm Bushati

ShkodraWeb 28 February, 2018
metaBushati2018

Ashtu siç edhe u pretendua ditën e sotme nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar tre takime me të. Këtë e konfirmon edhe institucioni i Presidencës. Lidhur me përmbajtjen e këtyre tre takimeve, Presidenca sqaron se:

Është e vërtetë që janë zhvilluar tre takime me kërkesën e Ministrit Bushati, posaçërisht në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018.

Në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t’i akorduar gradën Diplomatike Ambasador Ambasadorit të Shqipërisë në detyre në Beograd, z. Ilir Bocka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO z. Igli Hasanaj.

Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Bocka dhe pranoi në parim kandidaturën e z. Hasanaj duke kërkuar kohë për verifikimet përkatëse.

Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Gjatë takimit të dytë sqarojmë se z. Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithshme të personelit diplomatik jashtë vendit.

Ai shprehu njëkohësisht ndjesën dhe keqardhjen për mos koordinimin  e tij me Kryeministrin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE.

Ne fund të takimit zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguara mes dy vendeve.

Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona.

Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

Më datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e Ministrit Bushati.

Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy Ambasadorëve të rinj në UNESCO dhe në Gjenevë.

Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuar nga Ministri Bushati.

Në fund të këtij takimi zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithësi dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshjen e detit.

Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhënieve me Greqinë, duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishme do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurave të përcaktuara qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat.

Pavarësisht nga kjo transparencë, lidhur me tre takimet, konfirmojmë edhe një herë qëndrimin e Presidentit të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Greqinë.

Po kështu Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshje të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Parlamentin në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe transparente në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen.

Post navigation

Previous: Shkatërrohet banda e drogës me 12 antarë, 6 prej tyre janë shqiptarë (emrat)
Next: INVESTIGIMI/ Pakti sekret mes Silvio Berlusconit dhe Cosa Nostra-s

TË FUNDIT

koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
marjana koceku sfond zi 2026

“Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes

ShkodraWeb 7 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.