Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

E PAPRECEDENT – Pezullohet nënkomisari në Shkodër se pyeti në rrjete sociale “a do dinë dukagjinësit të votojnë për vete me 11 maj?”…

ShkodraWeb 26 April, 2025
komunikate policie

Një nënkomisar në DVP Shkodër është pezulluar nga detyra. Njoftimi është zyrtar nga uniformat blu në Shkodër, të cilin mund ta lexoni më poshtë të plotë. Nënkomisari, emrin e të cilit nuk e publikojmë për arsye të kuptueshme, ka dhënë një opinion, i cili mund të përmblidhet në një pyetje, që ishte edhe titulli i postimit në Facebook: A do dinë dukagjinasit të votojnë per vete me 11 maj?!

Postimin e plotë, për arsye që besoj i kuptoni, nuk mund ta publikojmë. Ideja e tij është se dukagjinasit, këtë herë mund të përfaqësohen nga 3 deputetë në Kuvend, ku dy zonja janë në lista të mbyllura të dy partive të mëdha. Ai flet thjesht si dukagjinas, që është origjina e tij, nuk bën thirrje të votohet as për X apo Y kandidat.

Duke e konsideruar të rëndësishme temën, ShkodraWeb e ka publikuar në hapësirën e saj, të bindur se ai opinion nuk përbën shkelje ligji apo Kodi Zgjedhor. Dikujt apo disave, që mbase termin “dukagjinas” nuk ia mirëpret syri apo veshi, ka nxituar të pezullojë nënkomisarin. Arsyeja, se ka shkelur ligjin për Policinë e Shtetit.

Është një ngjarje e paprecedent! Në radhët e uniformave blu, ka patur dhe ka individë që bashkëpunojnë me krimin e kriminelët, që ruajnë e mirëmbajnë parcela hashashi. Ndërkohë, nënkomisarit, i është vënë edhe tritol në banesë se nuk ka toleruar ashtu si kolegë të tij, të cilët sot janë milionerë me “rrogë polici”.

Lidhur me fushatën elektorale, kryefjalë e këtyre ditëve, Kodi Elektoral e shumë ligje të tjera, po shkelen e do vijojnë të shkelen para dhe pas 11 majit. Nëse institucionet nuk kanë këllçe të merren me “të mëdhenj” e “me pushtet”, të mos shenjestrojnë një dukagjinas të ditur, shkolluar, krenar për origjinën dhe që kerkon që treva e tij të përfaqësohet denjësisht në Kuvend pas 11 maj 2025.

ShkodraWeb fton të gjithë faktorët institucionalë por dhe politikë, të veprojnë, të ndalin sa më parë frymën anti- Dukagjin që po tenton të dalë në sipërfaqe pasi ka ndenjur gati 35 vjet nën ujë. Bëjmë thirrje që institucionet të veprojnë ku dhe si duhet në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit dhe jo kundër një poeti që nderon Policinë e Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Pas konstatimit të një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook të tij nga punonjësi i Policisë N/Komisar P. M., dhe më pas është publikuar nga një portal, shkrim ky në shkelje të Ligjit të Policisë së Shtetit, ju informojmë se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar P. M., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në DVP Shkodër, për shkelje të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m” – “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”, dhe pika 2, germa “a” – “Shkelja e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin ose të kufizimeve për shkak të funksionit”, të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër krimit dhe paligjshmërive, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në zbatim të nenit 6 të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Policia është institucion i administratës shtetërore, i depolitizuar, i baraslarguar nga subjektet politike, tërësisht në funksion të zbatimit të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Takimi i kryeministrit Edi Rama me gratë e vajzat në Shkodër, reagon PD- ja lokale…
Artikull pas: NGA KLODIAN ZHIVANI – Prela u ndëshkua për një mendim, pse guxoi të ftonte për bashkim e ndërgjegjësim

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.