Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Sport

“E pamundur që Alban Xhaferri të hyjë tek aksionet e Vllaznisë”, juristi i njohur Apollon Haxhi sqaron situatën…

ShkodraWeb 3 years ago

Ditët e fundit në çdo media është bërë prezente kërkesa e biznesmenit Alban Xhaferi për të marrë administrimin e Klubit të Futbollit Vllaznia. Shumica e sportdashësve dhe jo vetëm, kanë shprehur dëshirën që kjo të ndodhë, në mënyrë që skuadra kuqeblu më pas të mos i ketë këto problemet që ka sot.

Kërkesa e Xhaferit në Bashkinë Shkodër tashmë ka mbërritur, por duket se marrja e një përgjigje pozitive nuk është dhe aq e lehtë. Presidenti aktual i basketbollit të Vllaznisë, kërkon përfshirjen në aksionet e klubit, por duket se një gjë e tillë është e pamundur në këto momente.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur avokati i njohur Apollon Haxhi, i cili është marrë këto vitet e fundit hollësisht me studimin e ligjit për privatizimin e klubeve të futbollit dhe e njeh mirë procedurën që duhet ndjekur. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Arena” teksa ka shpjeguar gjithçka në lidhje me këtë çështje:

“Kam dëgjuar dhe lexuar për një shkresë që presidenti i basketbollit të Vllaznisë Alban Xhaferi i ka bërë Bashkisë Shkodër për të marrë administrimin e Klubit të Futbollit Vllaznia. Nga ajo çfarë kam konstatuar unë, z. Xhaferi dëshiron të hyjë tek aksionet e Vllaznisë, por kjo është e pamundur.

Unë nuk e di kush ia ka sugjeruar sepse edhe kur tenton që një pjesë të aksioneve t’i tjetërsosh apo t’i shesësh, ka një procedurë. Duhet bërë mbledhja e Këshillit Bashkiak, përcaktohet vlera nominale e aksioneve e pastaj me rradhë të gjitha veprimet e tjera. Kur nuk ndiqet kjo procedurë, të gjitha këto veprimet e tjera janë fallso për mua.

Po nuk u bë procedura e rregullt, asnjë veprim nuk mund të kryhet. Duhet bërë mbledhja e Këshillit Bashkiak, marrja e vendimit se duam të shesim kaq për qind të aksioneve, vlera nominale e aksioneve është kaq etj, etj. Kuptohet që e mira do të ishte që klubi të privatizohet sa më parë, por duhet ndjekur kjo procedurë. Edhe më përpara ka ardhur Rudi Vata me disa koreanë, mund të kenë ardhur edhe të tjerë dhe kanë takuar kryetaren e Bashkisë, por këto janë lëvizje të kota.

Fillimisht duhet të nisë procesi dhe pastaj mund të shfaqet interesi nga biznesmenët dhe të bëjnë ofertat e tyre. Procesi i privatizimit nuk është punë e lehtë për t’u kryer. Fillimisht aksionet i nxjerr në shitje Këshilli Bashkiak Shkodër, aprovohet nga Ministria që mbulon sportin dhe në fund Ministria e Ekonomisë hap ankandin për ofertuesit.

Them se është një procedurë e gjatë, bazuar në ligjin e shoqërive tregtare, por e rëndësishme është fillimisht të nisë si proces sepse pastaj rrugës mund të rregullohen të gjitha gjërat e tjera”. /ShkodraSport/

Continue Reading

LAJM PARA: “Ka fituar përjetësinë, por në jetën tonë kulturore dhe miqësore krijoi një boshllëk të madh”, Zija Vukaj për “ikjen” e Moikom Zeqos
LAJM PAS: FOTO – “Jetoj në të njëjtën vilë që ka blerë bashkëshorti im”, Fatmira Hajdari përlotet para KPK- së…

TË FUNDIT

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • Kryesore

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…

17 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

59 mins ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

TË FUNDIT

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • Kryesore

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…

17 mins ago
EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

37 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

59 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.