Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E padrejtë dhe e gabuar”, Topalli flet për “non grata” të Berishës, tregon për herë të parë pse nuk i bashkohet “Foltores”

ShkodraWeb 28 February, 2022
topalli cim peka live

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar pse nuk i është bashkuar lëvizjes së liderit historik të PD, Sali Berisha për rithemelimin e Partisë Demokratike.  Në Çim Peka Live, Topalli tha se ajo po kontribuon, edhe pse nuk është e pranishme fizikisht, për koalicionin opozitar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pjesë nga intervista 

Çim Peka: Pse nuk i është bashkuar ‘Foltores’, Jozefina Topalli? Mendoni se lëvizja politike e 2021 nuk është pritur mirë? Keni frikë nga një reaksion i militantëve?

Jozefina Topalli: Unë nuk kam frikë. Koha më ka dhënë të drejtë. Lëvizja që bëra ishte tharmi dhe kjo është e vërteta. Tani ka marrë përmasa për arsye të tjera. Të thuash të vërtetën në një kohë gënjeshtrash, sic thotë Oscar Wilde, është një akt revolucionar. Unë jam krenar. Nuk kam gënjyer kurrë, asnjërin. Zhvillimet e fundit kanë treguar një gjë të tillë. Mund të isha unë e lënduar nga disa reagime të disave. Unë jam politikane, nuk e ul veten për t’u marrë me reagime të tjera. Aq më tepër, gjatë kësaj periudhe ka patur njerëz të mençur, demokratë që më kanë kërkuar falje.

Çim Peka: Në retorikën politike Foltorja erdhi tek ju, është një meritë që nuk ua mohojmë dot. Pse nuk i bashkoheni fizikisht?

Jozefina Topalli: Sepse nuk dua të dëmtoj. Ndoshta unë do të kisha qenë më e ashpër ndaj dikujt. Është më mirë të flasim pas 6 marsit. Unë aty jam, shpirtërisht, me mendje, me telefonata, me takime etj.

Çim Peka: Zonja Topalli, çfarë ndjetë kur lexuat Twitterin e Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën që e shpalli non grata dhe deklaratën e Yuri Kim se do ta luftojë korrupsionin me Lulzim Bashën?

Jozefina Topalli: E kujtoj mirë atë moment. Isha ulur, po ndiqja Tv, pashë që gazetari po hezitonte kur po e lexonte. Mu duk shumë e ccuditshme që pas 8 vitesh të shpoallet non grata një person për korrupsion. Po të shohësh raportin e TIA, niveli më i ulët i korrupsionit është në atë periudhë. Është ironike, është e padrejtë, shumë e padrejtë, kjo ka qenë ndjesia. Duke parë zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, një ishg-kolegia ime më çoi një pjesë të një libri që kishte shkruar Kissinger, një analizë e një njeriu shumë të madh për zhvillimet mes perëndimit dhe lindjes. Ishte shkruar disa vite më parë, por e vendosur në këtë kontekst, Putini është ai që është. Dhe ajo që ndodh është e tmerrshme. Por edhe perëndimi duhet të bëjë analizën e vet. Kissinger duhet t’i jepni mundësi Ukrainës që të mos trembin Rusinë dhe ju nuk duhet të sulmoni kaq ashpër që ta çoni në një reagim kaq të fortë. Por amerikanët dinë të korrigjohen. Një ish-ministër italian thoshte se edhe në mbledhjen e G7, ju nuk e vlerësuat siç duhej vlerësuar Ukraina se ju merreshit gjithë kohës me çështje ‘Gender’. Sigurisht, gjithkush bën gabime. Edhe non grata-n e konsideroj si diçka që nuk shkon, është disproporcionale, nuk është realiteti. Nuk e di nëse i ka ndodhur kujt pas 8 viteve. Dhe mua më duket e padrejtë dhe e gabuar. Dhe unë besoj se kjo do të korrigjohet ashtu siç perëndimi di të korrigjojë veten e vet.

Topalli theksoi se marrëveshja e 2017 ishte mafioze e jo politike. Ajo shtoi se listën e PD-së e bëri Edi Rama.

“Listën e PD më 2017 e bëri Edi Rama. Marrëveshja Rama – Basha  ishte që Edi Ramës t’i jepej mandati i dytë, ne e kemi kuptuar këtë, kam reaguar unë edhe Arben Imami. Kanë reaguar edhe të tjerët, sepse e kanë kuptuar. Mandatin e dytë Ramës ia ka dhënë Basha, në këmbim të disa “dhuratave”. Ajo ishte marrëveshje mafioze e jo politike.

Basha vitet e fundit u pasurua në mënyrë marramendëse, ndërsa shqiptarët vetëm varfëroheshin e largoheshin. Basha shiti opozitarizmin, po shiste mandate, po kërkonte destabilizimin e vendit e një demokrat nuk i pranon kurrë këto gjëra. Lulzim Basha nuk ishte vetvetja, vetëm gënjente në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Topalli.

Topalli thekson se Basha nuk ka lidhje me vlerat e PD-së, duke shtuar se ai punon për rritjen e pasurisë personale.

“Basha më dukej enverist, nuk kishte lidhje me vlerat e PD-së. Historia e mëvontë tregoi se kisha pasur të drejtë. Instikti im ka treguar se ai ka ardhur me një axhendë personale në funksion të rrijtes së pasurisë së tij dhe betejat që ka bërë në jetën e vet, nëse ka bërë, e ka bërë për pasurim personal.  Basha gënjente që në fushata elektorale. Nuk kam shkuar në PD që të bëhem kryetare partie, por për idealet e së djathtës.

Nuk e mendoja se do bëja kryetaren e PD, por nuk mendoja se do ishte kryetar Basha, që shiti edhe misionin opozitar. Ne kemi bërë shkollën e Sali Berishës, por Basha ishte eksperiment i dështuar. Basha s’ka bërë kurrë betejë reale për dekriminalizimin, por ka folur vetëm pasi ka folur ambasadorja amerikane, deri në atë kohë ka reaguar Grupi Parlamentar dhe e ka drejtuar Berisha, Basha nuk kishte lidhje me realitetin, me opozitë e beteja politike nuk merrej”, deklaroi Topalli.

Topalli theksoi se Basha dukej si trup i huaj në PD, duke shtuar se ardhja e tij në Partinë Demokratike ngjan artificiale.

“Ne ishim mësuar ndryshe të drejtohemi. Ne besonim se ishim aty për interesin publik, unë thellësisht  besoja këtë dhe mendonim se ishim shërbëtorë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Te Basha nuk gjej asnjërën prej këtyre, dukej si trup i huaj në PD, ishte artificiale ardhja e tij, nuk kishte kontribute në Partinë Demokratike, sidoqoftë të rinjtë duhet të afrohen në PD për të dhënë shembullin e tyre, që mund të jetë më i mirë.

Nuk është e vërtetë që nuk kam dashur të rinjtë, por kjo ishte propagandë e zotërisë, ai për një muaj u bë anëtar i partisë, u bë anëtar i Këshillit Kombëtar, u bë ministër, mori të gjitha. Më bënte shumë përshtypje kjo gjë. Bashës iu la një korsi e veçantë. Lulzim Basha ka të panjohura, shqiptarët nuk e dinë se çfarë ka qenë përpara 2005. Pas buzëqeshjes së tij, kishte diçka që nuk shkonte”, deklaroi Topalli.

Post navigation

Previous: Armand Duka nuk shtyn punimet e Asamblesë së FSHF- së, ja çfarë do ti propozojë organit më të lartë vendimmarrës
Next: Rusët me një autokolonë 27 km të gjatë nisen drejt Kievit, gati për përballjen finale…?

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.