ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

E PADËGJUAR/ Kërkon të ulë ligjërisht moshën me 20 vite, ja arsyeja që jep në intervistën e tij…

Emile Ratelband është emri i një burri, i cili po kërkon të ndryshojë ligjërisht moshën e tij. Ai është 69 vjeç, por thotë se ndihet si 40 vjeç ndaj edhe është duke kërkuar të ndryshojë ligjërisht moshën e tij.

Loading...

Ai thotë se përderisa jeton në një shoqëri, ku njerëzit mund të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre nuk e kupton pse mund të ndryshojë ligjërisht dhe moshën e tij.

Ratelband kërkon të ulë moshën e tij nga 69-vjeç në 49-vjeç. Në një intervistë që ai ka dhënë ‘’The Washington Post’’ ai ka thënë se do të ndryshojë moshën sepse ndihet ende i ri. Më tej ai ka thënë:

“Sot ne jetojmë të lirë, mund të marrim vendime për ndryshimin e emrit, gjinisë, por pse jo moshën? Unë dua të ndryshoj moshën time, nuk dua të jem 69- vjeç, por 49 vjeç.”

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.