Bashkitë në Shqipëri shquhen gjithnjë për shpenzimet marramendëse për orenditë e zyrave, për dietat apo edhe për fonde tjera të kësaj forme. Megjithatë, çudia nuk mbaron këtu edhe pse njësitë administrative përkatëse të bashkive respektive vazhdojnë të kenë probleme të shumta në administrim.
Në bashkinë e Krujës punonjësve u ka shkuar një fletë-njoftim me 22 shkurt 2018 “Urdhër për shpërblim dëmi”, një “dëm” i ekzekutuar me festën e 8 marsit 2015. Pra, Bashkia Krujë quan “dëm” ngrënien e një dreke festive dhe secili punonjës brenda 10 ditëve duhet të paguajë nga 25 mijë lekë të vjetra.
Nëse lekët e një dreke quhet dëm, çfarë mund të thuhet për fondet që vidhen, apo ato janë pa dëm?! Ndoshta duhet pyetur kryetari i bashkisë Artur Bushi, i cili që në 2015-ën është kryebashkiak në Krujë. Epo të ta zënë bukën në fyt në këtë mënyrë nuk e kishim parë, por shyqyr është tretur që nga 2015-ta./joq/