Është ndjerë keq teksa po festonte 40 vjetorin e ditëlindjes me disa mikesha në Newcastle dhe disa ditë më pas artistja e Netflix Shirley Hellyar ka zbuluar se është shumë sëmurë dhe ka vetëm pak javë jetë. Në këtë pikë Hellyar ka vendosur të hapë një faqe web për të mbledhur fonde për të paguar funeralin e saj.
Artistja që kishte interpretuar në ‘Mbreti i jashtëligjshëm’, ka vdekur dy ditë përpara daljes së filmit të saj. Shirley Hellyar ka shpjeguar publikisht që ka vendosur të mbledhë fonde për funeralin e saj, pasi prindërit e saj, të cilët më parë kishin humbur djalin e tyre, nuk ishin të detyruar të paguanin edhe për lamtumirën e saj.
Në total janë dhuruar rreth 7mijë stërlina nga më shumë se 300 njerëz, që kanë kontribuar për të mbështetur artisten dhe familjen e saj. Hellyar e kishte komentuar publikisht iniciativën e saj: ”Asnjë prind nuk duhet të paguajë për të varrosur fëmijët e tij”.