
Angela Merkel i ka lenë të gjitha pa fjalë duke deklaruar se në Gjermani ka zona ku as policia nuk mund të hyjë.
Gjatë një interviste televizive, Merkel ka pranuar se është pro politikave me zero tolerancë ndaj krimit, ku përfshihen edhe këto zona, në të cilat tha se policia nuk guxon t’u afrohet.
Kancelarja u shpreh se: “Këto hapësira ekzistojnë dhe askush nuk po ua përmend emrat, apo të bëjë diçka për to”,
I pyetur më shumë për këto zona, zëdhënësi Steffen Seibert ka thënë se ‘për këto do të flasë vetëm kancelaria Merkel’.
Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm, Johannes Dimroth ka thënë për këto hapësira se janë çështje lokale dhe jo federale, andaj nuk është në kompetencën e tij.
Ndërkohë zyrtarët shtetërorë kishin hedhur poshtë lajmet se në shtet ka hapësira ku nuk iu lejohet hyrja policisë apo forcave tjera të sigurisë.







