“E paaftë, ke helm akrepi në bark!”, ish- deputetja e PS-së shpërthen ndaj Besa Shahinit: Do kujtohesh për mashtrimin…

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, pedagogia Edlira Haxhiymeri, ka ‘shpërthyer’ me tone të ashpra ndaj ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila u largua nga detyra një ditë më parë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.


Ish-deputetja Haxhiymeri është shprehur se Besa Shanhini duhet të kishte ikur më herët, duke shtuar se “Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djemë dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit”.

Mesazhi i plotë:

“Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë?

Çfarë te bënte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe?

Cfarë kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë. Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letër. Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e masakrës zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë”, shkruan ajo.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania