Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu një tjetër të dënuar, me pretendimin pasi ai vuante nga një sërë sëmundjesh. Ilir Paja mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore, që ishin vërtetuar edhe me një vërtetim nga mjekët.Paja, i cili tentoi të vriste efektivin e policisë kriminale, Blendi Haxhimiali, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2008 në afërsi të Farmacisë nr.10 në Tiranë. Këta të fundit e kishin dorëzuar vërtetimin në gjykatë. Mësohet se vendimi për lirimin e Pajës është dhënë nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, e cila dha edhe vendimin për Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit.