Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kaluar, ka folur edhe shoqja e viktimës Diana Vuka, shtetësja Rajmonda Sokoli. Ajo shprehet se që ditën e premte shoqja e saj nuk përgjigjej në telefon
Rajmonda Sokoli tregon se Diana e ndihmonte gjithmonë të vëllanë dhe ishte pikërisht ai që i mori edhe jetën. Ajo shton se i dërgonte çdo muaj para të vëllait për të siguruar jetesën e tij.
Fabjan Vuka 55 vjeç nën efektin e alkoolit i mori jetën motrës së tij Diana Vuka. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen “3 heronjtë” në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë së rëndë brenda familjes.