Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka postuar një foto me eurodeputeten, Doris Pack, nuk la pa thumbuar edhe ndërkombëtarët. Në Facebook, ndërsa shpreh konsideratat për eurodeputetn, Meta shkruan se ajo është e ndershme dhe me integritet, “siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”.
“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë”, shkruan Meta.
Presidenti Meta, reagoi djeashpër ndaj ndërkombëtarëve. Në një intervistë për “Opinion, Meta i akuzoi ata si të “korruptuar”, ndërsa u shpreh: “Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit“.