Nje e moshuar i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga kati i dhjete i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Fier, dhe viktime eshte shtetasja I.M, rreth 80 vjeçe.
Njoftimi i policise
Në datë 02.03.2018, rreth orës 05:50, në lagjen “Kastriot” Fier, është hedhur nga kati i 10-të i pallatit ku banonte dhe ka gjetur vdekjen shtetesja I.M, rreth 80 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e sklerozës.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.