
Deputeti i opozitës është shprehur hapur pro idesë së djegies apo dorëzimit të mandateve, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ka shkatërruar parlamentin dhe një mandat deputeti s’ka më kuptim nën hijen e kësaj maxhorance. I ftuar në syri.net, deputeti Nard Ndoka ka deklaruar se është i hapur ndaj idesë së dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës, një propozim i hedhur fillimisht nga ish kryeministri Sali Berisha.
“Është folur shpesh për djegien e mandateve. Ky nuk ëhstë një parlament normal, Rama i ka hequr të drejtën e fjalës opozitës, dhe në këtë moment për çfarë na shërben mandati. Nëse ne dorëzojmë mandatet ky është fundi i kësaj maxhorance. Unë jam pro dorëzimit të mandateve, pasi nuk ka asnjë shans që ky kryeministër do të reflektojë. Ky është një kryeministër që nuk e kupton realitetin”, tha Ndoka.
Nga ana tjetër, kreu i PDK-sëKreu i PDK-së ka deklaruar se jeta politike e Edi Ramës është drejt fundit, duke e lidhur ekzistencën e kryeministrit me ngjarjet e fundit në Kukës e sidomos protestën në Rrugën e Kombit.
“Qëndrimet dhe veprimet e Ramës po e detyrojnë dhe opozitën që të futet në pjesën e saj për një vendimmarrje të rëndësishme, edhe për marrëdhëniet që ne do të kemi me këtë kryeministër. Ky është një kryeministër i papërgjegjshëm, i cili arriti kulmin duke u përballur me një realitet të trishtueshëm. Një kohë që qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre ligjore asnjë pushtet nuk duhet të tregojë muskujt, por duhet të ulet dhe të mundohet të zgjidhe problemin.Por ky bëri të kundërtën demonstroi forcën, duke i arrestuar natën.
Në këto kushte qytetarët nuk e pranojnë më si kryeministër, por edhe për ne si opozitë e ka bërë të pamundur bashkëpunimin. Ne nuk po shohim asnjë shenjë reflektimi të këtij kryeministri. Sepse çdokush mund të bëjë gabime, por njeriu gjen një lloj ekuilibri dhe Rama nuk e ka gjetur, jo vetëm me qytetarët por dhe me opozitën. Nuk na mbetet asnjë rrugë tjetër dhe ne si deputetë të opozitës, pasi opozita do të jetë zëri qytetar dhe mbrojtja e tyre përballë një shteti agresiv. Rama po kontribuon duke i shkurtuar jetën politike vetes dhe shumicës së kësaj mazhorance”, deklaroi Ndoka.







