“E morëm më qafë…”, realizoi intervistën e fundit me të, gazetari i njohur kujton Sokol Olldashin…

Ish-deputeti i Partisë Demokrati, Sokol Olldashi u nda nga jeta më 20 nëntor të vitit 2013, pas një aksidenti fatal teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës. Sot, kur bëhen gjashtë vite pa të, miq e ish- kolegë kanë reaguar me postime dhe foto duke e kujtuar Olldashin me momente të ndryshme kur ai ishte gjallë. Ndër ta, edhe gazetari Sokol Balla ka postuar në Instagram një imazh shkëputur nga një prej emisioneve të tij, ku kishte të ftuar ish deputetin demokrat.

“Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për kryetar të PD. Pas intervistës një nga të ftuarit që ishte kritik me të më tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. “Sepse doli shkëlqyer”, shkruan Balla.