Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“E mira e marrëveshjes? Të solli ty këtu! Mos e merr seriozisht Lulin, por lexo…”, kryeministri Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit…

ShkodraWeb 25 April, 2019
rudina hajdari edi rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur replikës së bërë nga demokratja Rudina Hajdari, ndërsa tha ndër të tjera se marrëveshja e 2009 nuk solli deputetë më të mirë, por deputetë që qeshin me batutat e Ramës.

“Mund të me thoni sipas asaj marrëveshje që erdhi si erdhi dhe e dini ju pse e bëtë, më thoni që ju në Parlament keni deputetë më të denjë seç kishit? Ju keni deputet që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja”, ka thënë ajo.Edi-Rama-Rudina-hajdari-Parlament

“Zonja Hjadari e kam dëgjuar shpesh mënyrën të ironizuarit me batuta dhe dua tju sugjeroj të lexoni Mark Twain, që thotë gjëra interesante, një nga to: humori është e vetmja armë për tu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet. Nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura, dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë lart sesa i yni, janë ato kur behet humor.

Po të mos ishte marrëveshja e 2009, ju nuk do ishit këtu. Ja një e mirë që ka sjellë, meqë më pyetët. Ju personalisht! Sot parlamenti ka një numër grash, që më parë as nuk mund të imagjinoheshin. Unë nuk hyj tek ata që bëjnë gjyqin e dinjitetit, e neveris, nuk mendoj se ndonjë nga ne është në lartësinë të japë vlerësime për grupe njerëzish si dinjitozë apo jo”, u shpreh Rama.

“Di këtë, që ajo marrëveshje… kemi një parlament më cilësorë se ai më parë. Nuk ekziston një sistem që është më i mirë apo më i keq se një tjetër. Besoj se ju jeni në drejtën tuaj të kërkoni një sistem tjetër, por gjeni argumentet e duhura dhe mos e bëni si betejë morale se nuk është e tillë. Nuk e bën moralin e një deputeti sistemi. Juve këtu qëndruat këtu për karakter, dikush iku se e mendon të drejtë. Unë nuk e përjashtoj se ka njerëz me karakter nga ata që ikën, por unë them se kjo nuk e përjashton budallallëkun… Juve vetë keni ik në Amerikë dhe keni studiuar dhe jeni kthyer, shumë mirë keni bërë.

Por unë nuk mendoj se ju keni bërë më mirë se një tjetër. Kryetari i partisë së deridjeshme tënde, ka ikur jashtë dhe është kthyer, edhe unë, janë më shumë ata që ikin sesa kthehen… por këto shifrat ku i gjeni? Keni qëndruar gjatë me SHQUP-in dhe i besoni dhe vetë?! Është tendencë e përgjithshme jo vetëm e jona”, vijoi ai më tej.

“A ka sot Shqipëria zgjedhje të lira? Po, ka prej vitesh. Nëse zgjedhjet do të ishin kaq problematike, partnerët e huaj do ishin kaq larg realitetit? Si mendon? Do ti jepej rekomandimi pozitiv pa kushte që vjet?

Ju ka tërhequr vëmendje humori im dhe jo këngët me libër shpije që janë kënduar në këto dy vite?! Dhe tu thuash deputetëve që ju s’keni dinjitet kur kryeministri bën një batutë, nuk është elegante… Ju jap një këshillë, mos e merrni seriozisht as partinë që latë as Bashën, dhe qeshni dhe ju se do ndiheni më mirë dhe do shihni më larg…”, e mbylli fjalën Rama.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Zgjedhjet ishin legjitime, po bojkotove nuk…”, Rudina Hajdari i “turret” Ramës por nuk harron akuzat për Bashën, Kryemadhin e Berishën…
Artikull pas: VIDEO/ Partia Demokratike sfidon qeverinë: Sot do të mbllokojmë rrugët, nesër do të bllokohen zgjedhjet…

TË FUNDIT

adriana kalaja jorida tabaku 2025
  • Kryesore

“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate

ShkodraWeb 20 May, 2025
sali berisha abi malltezi 2023
  • Aktualitet

GJKKO kalon dosjen për gjykim Berishën dhe Malltezin, të pandehur edhe Bektashi, Begeja e Pustina…

ShkodraWeb 19 May, 2025
tronin dedaj sali berisha 2025
  • Kryesore

NGA TONIN DEDAJ – Doktor, të uroj realizim misioni…ndoshta tërheqja është opsioni më i mirë…

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.