Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E mendova mirë…”, faulli alla-Kielini, flet Ardit Krymi: Cara do të shënonte…jam i lumtur…

ShkodraWeb 9 December, 2021
chielini krymi karton kuq

Faulle taktike dhe ndërhyrje që i bëjnë mbrojtës të klasit botëror. E mbani mend faullin emblematik të kapitenit të Italisë, Kielini, kundër Sakas në finalen e Europianit kundër Anglisë? Në atë ndeshje “veterani” i “Axurrëve” mori vetëm të verdhë, por dje mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, u tregua shumë i zgjuar, teksa i ndërhyri Tedi Carës së Partizanit që po dilte vetëm për vetëm me portierin Zogoviç.

Në këtë rast Krymi u ndëshkua me karton të kuq, por ama evitoi një rast për gol dhe në fund rezultoi deciziv për fatet e lojës, paçka se Vllaznia mbeti me 10 lojtarë për më shumë se 30 minuta. Në bisedën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, titullari i kuqebluve tregon për momentin e ndërhyrjes që në fund u përshëndet edhe nga vetë trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

DEKLARATA – “Ishte një ndërhyrje, që e mendova mirë. Natyrisht që në ato momente e llogarita shumë mirë që do të dilja jashtë me karton të kuq. Tashmë që ndeshja ka përfunduar, jam i lumtur që shpëtova ekipin nga pësimi i një goli thuajse të sigurt, që do të na e bënte shumë të vështirë vazhdimin e ndeshjes.

Ishte një rast, ku nuk kisha zgjidhje tjetër, sepse Cara më mori kohën. Normalisht më vjen keq që lashë ekipin me 10 vetë, por i falënderoj shumë shokët që arritën t’ia dalin edhe pa mua. Mendoj se e merituam fitoren ndaj Partizanit me lojën që bëmë. Keqardhje që nuk do të jem në ndeshjen e radhës, por jam i bindur që do ta mundin Skënderbeun edhe pa mua”, deklaroi Krymi pas ndeshjes. /Nga Admir URUÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA GASPËR MARKU – 7 vite pa gazetarin dhe kometatorin e njohur sportiv, Mejdan Zhivani…!
Artikull pasardhës: VIDEO – “”Kombi i detyrohet malesisë së Dukagjinit”, deputetja e Shkodrës Greta Bardeli kërkon vemendje nga qeveria për këtë trevë

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.