Raporto TI

E mbani mend Conchitën?! Këngëtarja rrëfen sëmundjen e rëndë që vuan prej vitesh

Fituesja e Eurovizion 2014 Conchita ka rrëfyer me anë të një postimi në Instagram diçka që e ka mbajtur fshehur prej disa vitesh. Kënga e saJ  “Rise like a Phoenix” doli e para në festivalin europian të këngës shkruan Theguardian.com. Duke qenë e kërcënuar nga një ish- dashur këngëtarja austriake vendosi që të rrëfejë vetë gjithçka. Ai e ishte kërcënuar Conchita-n se do të bënte publik sekretin e saj.
“Sot është dita ta them hapur: Kam shumë vite e prekur nga HIV.

Ky nuk është një informacion që duhet t’i jepet publikut, por një ish-partner më ka kërcënuar se do e bënte publike dhe unë nuk do i jap të drejtën askujt të më frikësojë dhe të ndikojë në jetën time në të ardhmen”- ka thënë këngëtarja.

“Që kur u diagnostikova, po trajtova por ky virus nuk kalon. Nuk doja ta bëja publike për disa arsye, po përmend dy prej tyre: Më e rëndësishmja është familja ime të cilët më kanë mbështetur që nga dita e parë. Doja t’ju kurseja së pasuri vëmendjen tek unë, si djalë, nip dhe vëlla. Gjithashtu edhe miqtë e mi janë në dijeni të kësaj dhe e kanë pranuar pa më paragjykuar. Jam mirë, më e fortë, më e motivuar dhe më e  çliruar sesa kurrë më parë. Faleminderit për mbeshtetjen tuaj”, përfundon Conchita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *