E konfirmon Ukraina: Jemi duke diskutuar me Rusinë për vendosjen e një armëpushimi…!

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky, ka konfirmuar se vendi është i përgatitur dhe të mbajë armëpushim e bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend se ku dhe kur do të zhvillohen diskutimet.


Sipas Moskës, edhe ulja në bisedime me Kievin nuk do të ndalë operacionin “special” të Rusisë.

Paralelisht, Putin i ka bërë thirrje ushtrisë të kryejë një “grusht shteti” për të larguar presidentin dhe qeverinë e ish- komedianit, për të lehtësuar marrëveshjen e Ukrainës me Rusinë.

Më herët sipas zyrtarëve rus, kishte patur një ide për një takim dypalësh në Varshavë por më pas Kievi zyrtar kishte ndërprerë çdo komunikim me Moskën.