Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E kaluara e killerit grek që ekzekutoi Devi Kasmin, avokati i tij e “fundos”: Kontigjent kriminal…

ShkodraWeb 5 February, 2018
avokatiKilleriGrek

Pas konformimit nga policia greke, se Eythimios Eythimiou është akuzuar në të kaluarën e tij në Greqi, midis të tjerash për trafikimin e 6 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit, si dhe për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve nëpërmjet Aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe Doganës së Kapshticës në vitet 2008-2009, edhe avokati i tij Sakis Kehajoglou, i njohur gjithashtu si avokati i Alket Rizait, ka folur në Top Channel për të kaluarën e shtetasit grek, që tashmë akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.

“Eythimios Eythimiou ishte klienti im. Çështja kryesore për të cilën është akuzuar parvjet në Greqi ishte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine në qytetin e Artës. U burgos për disa muaj bashkë me shtetas të tjerë grekë, sepse gjithsej u akuzuan 30 vetë. Por, në një gjykatë të shkallës së dytë, vjet në Janinë, të gjithë dolën të pafajshëm, ndërsa Eythimios Eythimiou u dënua si përdorues droge për trafik lëndësh narkotike me 4 vite burg me kusht dhe u la i lirë”, tha Sakis Kehajoglou, ish-avokat i Eythimios Eythimiou.

Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.

“Eythimios Eythimiou ishte pjesëtar i forcave policore greke, por është përjashtuar për shkelje të rënda ligjore nga trupa e policisë. Është akuzuar për shumë shkelje ligji në të kaluarën, për disa është dënuar dhe për disa ka dalë i pafajshëm. Është me origjinë nga Arta, nëna e tij ka vdekur, kurse babai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë”, tha më tej Sakis Kehajoglou.

Në bisedën që Kehajoglou ka bërë me avokatin shqiptar të Eythimios Eythimiou, ky i fundit i ka thënë se klienti i tij këmbëngul që është i pafajshëm.

Juristi grek nuk e ka përjashtuar një vizitë në Tiranë, duke pasur besim te juristët shqiptarë për një bashkëpunim në çështjen më në zë të ditëve të fundit në Shqipëri, për të cilën edhe zyrtarë të lartë të Rendit në Greqi kanë pohuar se është rasti i parë, që një ish-polic grek akuzohet si ekzekutor me pagesë, madje në territorin shqiptar. /Top Channel/

Post navigation

Previous: Alarmi i gazetarit të njohur që la Shqipërinë për SHBA: Rikthehen bandat e ‘97 për zgjedhjet në FSHF!
Next: “Kryeministri Rama shkoi në Spaç, por nuk guxoi të ndalej tek burgu, njësoj si paraardhësit e tij”

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.