Ka përfunduar procesi i votimit në Greqi, ndërsa Partia ”Demokracia e re” (ND) e Qiriakos Micotaqis rezulton fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas exit poll-eve të para. Sipas rezultateve ND ka marrë 38-42% të votave, SYRIZA 26,5-30,5%, KINAL 6-8%, Partia Komuniste 5-7%, ”Agimi i artë” 2,8-4,8% dhe MeRa25 e Janis Varufaqis 3-5%.