Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E dimë që duhet të shënojmë për të vënë nën trysni kryesuesit”, Brdariç pas fitores me Teutën: Sot jam 85% i kënaqur

ShkodraWeb 13 February, 2022
brdaric pas skenderbeut 2021

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka qenë i lumtur për fitoren, 4-2 ndaj Teutës. Por në “SuperSport” pas sfidës ai deklaroi se ekipi kishte ende shumë për të përmirësuar, siç ishin minutat ku Teuta vendosi në panik prapavijën e shkodranëve.

“Në përgjithësi trajneri nuk është i kënaqur asnjëherë, por sot isha 85% shumë i kënaqur me këtë ndeshje. Pastaj me 15% jo për minuta e fundit të pjesës së parë që humbëm kontrollin dhe i lejuam të shënonin lehtësisht. Duhet të përmirësohemi gjithmonë por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë për Vllazninë.

Nëse gjithçka do të shkonte mirë, duhej të ishim në vendin e parë se jemi skuadra që krijon më shumë raste të rrezikshme në kampionat. Duhet të jemi efektivë, duhet të jemi të përqendruar. Por edhe Teuta është kampione e sezonit të kaluar, është një skuadër e mirë që shfrytëzoi rastet.

Mendoj se kemi luajtur ndeshje të forta, por jam i lumtur me sjelljen që kemi pasur. Kemi shënuar dhe na dha besim. Duhet të përmirësohemi çdo herë, mendoj se duhet të shohim shumë gjëra pozitive nga kjo ndeshje. Nuk jemi totalisht perfekt, nuk ka skuadër në botë që nuk bën gabime. Ne jemi Vllaznia, e dimë, duhet të jemi të përqendruar, shoh një skuadër me pasion dhe kjo më bën të lumtur.

Me këto dy gola të pësuar, në humbëm duele një kundër një me top nga thellësia dhe nuk mbrojtëm mirë në këto situata. Vendosëm të ndryshonim dhe mbyllnim krahët. Me këtë ndryshim, duke futu Adilin, skuadra gjeti më shumë stabilitet, nuk ishte se Mustedanagiç luajti keq, por ishte reagim ndaj mënyrës si pësuam gol dhe duhej të reagonim.

Kemi një bërthame të mirë në grupin tonë, është i shëndetshëm. Duhet të jemi krenarë me këtë situatë, e dimë që duhet të shënojmë që të vendosnim në presion skuadrat kryesuese. Ne kemi treguar performancë të mirë, duhet të tregojmë të njëjtat gjëra dhe është e rëndësishme të vazhdojmë kështu”, tha Brdariç.

Post navigation

Previous: EMRI+VIDEO – Vrasja e 47 vjeçarit në Grudë të re të Shkodrës, në një lokal, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë…
Next: FOTO – Patrioti i njohur shkodran Filip Pjetër Çeka (Summa) nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti Meta

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.