4 aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të diele, duke regjistruar 8 të plagosur dhe fatkeqësisht dhe 1 viktimë. Në Rrogozhinë, ambulanca e spitalit të Fierit është aksidentuar me një makinë teksa po transportonte një të sëmurë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve janë rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë përfshirë në përplasje drejtuesi i ambulancës F. B., dhe pasagjer E. M., me mjetin me drejtues L. D., dhe pasagjerët J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 personat për të marrë ndihmë mjekësore.
Në qytetin e Vlorës, mësohet se një këmbësore është përplasur nga një makinë në rrugën transballkanike. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore”, njofton policia e Vlorës.
Aksident rrugor është regjistruar edhe në Elbasan, me 1 të plagosur. Policia njofton se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik. Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën po në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar.
Fatkeqësisht në aksin nacional Pogradec-Korçë, ku ka humbu jetën 1 person. Viktima Pajtim Gjyli, këmbësor është përplasur nga një makinë. /Shqiptarja.com/