Edi Rama u ka dhënë sot shpjegime një fotoje që publikoi pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha me pretendimin se kryeministri kishte takuar në një spital privat ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Rama pohoi në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” se të gjitha publikimet që bën Berisha në ‘FB’ janë mashtrime, ndërsa nuk kurseu as sulmet për mediat. Ai tha se kishte qenë në spital për një problem shëndetësor me mesin, problem që ai e ka pasur prej kohësh.
“Mire bere qe me pyete. E kam pritur pak më shpejt nga ty. Po ska rëndësi. Këtu është një tjetër arsyes për të thënë dhe ku jemi katandisur. Sali Berish publikoi. Ok. Po pastaj? Jam unë që duhet të jap shpjegime? Jeni ju që i publikoi pa bërë shpjegime. Unë mund të gënjej, mund të them isha aty për… Po ku jeni ju? Sali Berisha publikon çdo ditë lloj-lloj absurditetesh. Ato tallje që ia bëjnë të tjerët. Siç publikoi dhe atë me gardën pranë shtëpisë time që ia kishin sjellë tre emigrantë.
Pasi e shpërndani gjithë andej kjo ngelet që mund të jetë dhe kështu, Po njerëzit kanë të drejtë të dinë të vërtetën? Kush do ua thotë? Saliu apo unë? Këtë duhet tja thotë standardi i një medie, që mund të jetë jashtë kësaj shpifje dhe balte. Kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë mjek që ka pasur një histori suksesi në Itali dhe njeh problemin tim që kam një problem si gjithë shqiptarët, me mesin. Pasi bëra një udhëtim të gjatë, pata një koplo që më krijoi një. Pse duhet të shkoj në spital që të takoj Saimir Tahrin ka të ndenjura këtë të ta besoj? Unë mund ta takoj kudo, edhe ne zyre.”, tha Rama.