Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E dashura aktuale e Flori Mumajesit tregon pse Elvana Gjata u rikthye në Shqipëri…

ShkodraWeb 12 February, 2018
elvanaFlori3

“3” titullohet projekti shqiptar i Elvana Gjatës me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, i lançuar në një koncert recital, që u mbajt më 3 shkurt në Tiranë dhe që u transmetua në ekranin e “Top Channel”.

Për t’i bërë një shpjegim pak ndryshe këtij “3”-shi, na ngacmoi një kronikë e posaçme që kishte përgatitur në emisionin “Prive”, e dashura aktuale e Flori Mumajesit, Liberta Spahiu, për ish-të dashurën e tij Elvana Gjatën.

Pra, Flori Mumajesi mes një historie që ka mbaruar dhe një tjetre që ka nisur me mikeshën e dikurshme të Elvanës, ka krijuar një treshe mediatike për shtypin rozë.

Kështu, në programin më të ndjekur të showbiz-it në “Klan Kosova”, Liberta, e cila është jo vetëm moderatorja, por edhe producentja e programit, transmetoi të shtunën një kronikë televizive ku analizonte në mënyrë të sofistikuar arsyen e kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në terma të tjera, ajo la të kuptohej se kjo eksperiencë mund të konsiderohej një “zhgënjim” apo një “dështim” i saj në SHBA me klipin “Forever Is Over”, që, sipas kronikës në fjalë, nuk përmbushi pritshmëritë e vetë Elvanës në radhë të parë, pasi nuk mori klikimet e mjaftueshme për t’u konsideruar një sukses. Pas kësaj, u përmend kthimi i saj në Shqipëri me bashkëpunëtorë shqiptarë si një kthim pas në karrierën e saj.

Moderatorja 33-vjeçare e “Prive”, nuk ishte vetë narratore e kronikës që u transmetua pak a shumë në koherencë me koncertin recital dhe shumë privat me 100 të ftuar, pikërisht në ditën e lindjes së Elvanës, ku mori urime për 31- vjetorin.

Nga ana e saj, Elvana u sulmua nga fansat për faktin se e konsideroi këtë një fillim të ri, duke lënë të nënkuptohej një lloj “mohimi” të viteve të bashkëpunimit të gjatë me Flori Mumajesin.

Sipas ndjekësve, ajo nuk duhej të hidhte poshtë ato vite karrierë, pasi, sipas tyre, nëse kërkon në “Youtube”, këngët, që mbajnë firmën e Florit janë më të bukurat dhe më të klikuarat.

Kujtojmë që para se Liberta të bëhej e dashura e Florit, ishte shoqja e Elvanës nga miku i përbashkët Valdrin Sahiti. Edhe pse ato nuk kanë komunikim, as njëra dhe as tjera nuk e kanë humbur miqësinë me stilistin, i cili i vesh për ngjarje të rëndësishme të karrierës dhe jetës së tyre private, pikërisht Sahitin.

Post navigation

Previous: Lu nuk i ndahet Llallës: I shpëtoi Vettingut, të mos i shpëtojë hetimit penal
Next: Ambasarorja e BE Vlahutin komenton “Tahirin”: Po monitorojmë procesin, presim rezultatet publikisht

TË FUNDIT

xhesika-ndoja

Këngëtarja e njohur në spital, po kalon vështirësi shëndetësore, familja jep detajet për gjendjen e saj…

ShkodraWeb 30 March, 2026
alen sherri baba

FOTOLAJM – Ish- portieri i Vllaznisë dhe Kombëtares, bën “pritjen” e jetës, bëhet baba për herë të parë…

ShkodraWeb 24 March, 2026
topalli ditelindje 2022

FOTO – Ish- kryeparlamentarja Topalli gjyshe për herë të tretë, pas dy djemve Megi sjell në jetë një vajzë…

ShkodraWeb 18 March, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.