Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E BUJSHME – Kristiano Ronaldo dhe Armando Broja në janar mund të jenë shokë sulmi tek kjo skuadër…

ShkodraWeb 24 October, 2022
ronaldo broja ndeshje

Mançester Junajtid mund të detyrohet t’i paguajë Kristiano Ronaldos 10 milionë paund në rast se e prish kontratën në mënyrë të njëanshme në janar. Sulmuesi u përjashtua nga ndeshja e fundit me Çelsin, pasi refuzoi që të hynte në fushë nga stoli në minutat e fundit kundër Totenhemit.

“The Sun” raporton se ajo mund të ketë qenë ndeshja e fundit e portugezit në “Old Trafford”. Por nëse klubi vendos që t’i prishë kontratën në 6 muajt e fundit të saj, atëherë ata duhet t’i paguajnë çdo qindarkë të rrogës 37-vjeçarit.

Ronaldo do të paguhej me rreth 9.6 milionë paund rrogë deri në qershor, pa përfshirë bonuset e kontratës së tij për çdo vend klasifikimi në Premier Ligë apo trofe të mundshëm të fituar.

Por Mançesteri ka hapësirë juridike për të shpëtuar kostot e shtuara, gjithnjë në rast se nuk vendos të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ekziston gjithashtu mundësia për ta lënë të lirë lojtarin për t’iu bashkuar një skuadre tjetër me parametër zero, ose ndoshta edhe paguar diçka, një opsion që “Djajtë” nuk e pranuan në merkaton e verës. Hierarkia e Mançester Junajtidit këmbënguli se lojtari, i cili dëshironte dëshpërimisht që të luante në Champions këtë sezon, nuk do të lejohej që të largohej të paktën për një shifër më të ulët se 20 milionë paund.

Por tani që ekziston mundësia që ai të largohet për asnjë qindarkë dhe me raportin e krijuar mes tij dhe trajnerit Ten Hag, klubi është gati ta sakrifikojë lojtarin.

Kristiano, i cili do të jetë 38 vjeç në shkurt, mund të vendosë të provojë edhe aventurën amerikane.

Inter Majemi i Bekhamit dëshiron të firmosë me të. Por pavarësisht se ata kanë besim se mund ta gjejnë akordin me lojtarin, çmimi i kartonit të Junajtidit mund ta bënte të vështirë operacionin.

“The Times” raportonte dje se Çelsi do të rishikojë mundësinë për ta transferuar, ashtu siç pronari Tod Bohli bëri në verë. Atëherë ai gjeti refuzimin e trajnerit Tomas Tuhel.

Por amerikani e shkarkoi gjermanin dhe trajneri i ri, Graham Poter, mund të ketë tjetër mendim për një operacion të tillë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Dyshohet se ekzekutoi bashkëshorten rumune në Itali dhe u kthye në Shqipëri, ja kush është shqiptari i kërkuar
Artikull pasardhës: VIDEO – “Nëse Berisha nuk tërhiqet nga primaret nuk ka bashkim të PD- së”, Xhevdet Amuli deklaratë të fortë nga Shkodra

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.