Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

“E bëra edhe unë një ‘vezë të kuqe’”, reforma “diplomatike” e zotit Cakaj…

ShkodraWeb 4 years ago

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, zoti Cakaj, duke fshirë djersët me gisht para kamèrave televizive, doli në konferencë shtypi dhe deklaroi lajmin e madh, “komunikimin me rëndësi të veçantë”, siç e përcaktoi vetë ai: të reformës së madhe “shtatëdhjeteshtatëditore”, në diplomacinë shqiptare. Kam hequr e do heq njëzet vetë nga puna, se nuk ishin të përshtatshëm dhe i bëj thirrje “rinisë ekselente të vijë të punojë në këtë ministri”, tha, në substancë, zëvendësministri ynë me detyrë ministri.

Zoti zëvendësministër me detyrë ministri ishte aq shumë i emocionuar nga ky kumtim me rëndësi “jashtëzakonisht të veçantë”, saqë nuk përballoi dot asnjë pyetje prej gazetarëve të bezdisshëm që kishte ftuar vetë aty. Ai mori deklaratën nën sqetull dhe u largua.

Të pamundur të merrnin ndonjë sqarim të mëtutjèshëm për sa më lart, gazetarët filluan hamendësimet e tyre rreth kësaj deklarate aspak diplomatike të zëvendëskryediplomatit shqiptar. Dhe komenti i parë që u erdhi në mendje gazetarëve nervozë me këtë rast ishte ky: “E bëra edhe unë një ‘vezë të kuqe’, tani, pas shtatëdhjeteshtatë ditësh në krye të Ministrisë”. Deklarata e ministrit të komanduar, natyrisht që u transmetua drejtpërdrejt në “ERTV”.

Në atë ligjëratë të shkurtër që mbajti atje, gjithë duke i shkuar djersët çurg, zëvendësministri me detyrë Ministri foli për “hatërllëqe”, për “familjaritete”, për “punonjës që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as minimale profesionale, për të punuar në diplomaci”. Ai foli për “pellg të ndenjur të së shkuarës”, për “nepotizëm dhe klientelizëm politik”, për “korrupsion moral”, për nevojën për “valë spastrimi në shërbimin tonë diplomatik”, për “klane të krushqive” dhe për domosdonë për “transformim radikal” etj., etj, etj..

O Zot, o Zot! Ku paska qenë katandisur diplomacia jonë njëqindegjashtëvjeçare, që u desh të vinte tani zoti Cakaj njëzetetetëvjeçar, për ta pastruar nga Hauret e Avgjisë! E gjitha kjo, për njëzet vetë që mendon ai të heqë nga stafi diplomatik, që përbëhet prej disa qindra punonjësish, brenda e jashtë vendit.

Disa pyetje lindin natyrshëm nga kjo deklaratë aspak diplomatike e kryediplomatit para shtypit. E para, njëzet vetë nuk janë asgjë të lëvizen në detyrë në një ministri. Edhe sikur të lëvizen, nuk ka asnjë arsye të dilet në konferencë shtypi dhe të deklarohen ato publikisht. Lëvizje të tilla bëhen në të gjitha ministritë. Aq më tepër te Ministria e Jashtme, duhet ruajtur pak dinjiteti i institucionit dhe i njerëzve që punojnë atje, sepse kemi të bëjmë me marrëdhënie me të huajt. Çfarë mesazhi u japim atyre, duke bërë të tilla linçime publike për punonjësit diplomatikë? Dhe kur dihen të gjitha këto (natyrisht, për ata që i dinë) përse e bën kryediplomati ynë këtë? E bën që t’i mbushë mendjen opinionit kritik se ai është “dora e duhur” në krye të diplomacisë shqiptare? Shyqyr që na e dha Zoti! Axhamillëku i zëvendësministrit me detyrë ministri, është në shkallën më sipërore.

Prej gjashtë vitesh, diplomacia shqiptare është pjesë e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Nëse ishte kaq e zezë puna atje, si e lejoi ai që të katandisej ministria në atë derexhè? Punonjësit e trupit diplomatik, të atij që shërben jashtë, e kanë mandatin katër vjet. Pra, kishte mjaft kohë qeveria Rama të bënte reformë për ato punë që duheshin bërë, natyrisht, pa vënë altoparlantin për këtë çështje.

Edhe më tej: A ishin këto arsyet që Kryeministri e largoi ish-ministrin Bushati nga detyra e ministrit të Jashtëm dhe ta zëvendësonte me një zëvendësministër? Po të ishte kështu, le ta thoshte publikisht (deri sot nuk ka thënë asnjë arsye përse e largoi Bushatin). Por unë mendoj se nuk shkarkohej ministri për njëzet delenxhinj që mund të jenë në çdo ministri. Edhe sikur të shkarkohej për këtë, nuk vihej tellalli për të thënë ato që thotë zëvendësuesi i tij.

Ministri në detyrë u bëri thirrje “të rinjve ekselentë” (nga cila gjuhë është kjo fjala “ekselent”, se Fjalori i Gjuhës Shqipe nuk e ka?) që të vrapojnë tani te Ministria e tij se janë hapur vendet e punës me bollëk atje, sipas modelit të thirrjes që bëri Kryeministri. Po pse, kështu bëhet diplomacia, me të rinj studentë, qofshin këta edhe “ekselentë”, që nuk dinë akoma se nga është dera e ministrisë? Kështu do bëhet administrata diplomatike e zotit Cakaj?

Po pse është “komunikim i rëndësisë së veçantë” kjo që tha zoti Cakaj? E para, sepse varet se kush e bën vlerësimin e “komunikimit të rëndësisë së veçantë”. Zakonisht, këtë vlerësim e bëjnë të tjerët, jo vetë ai që bën komunikimin. Por për formatin e zotit Cakaj, ky është vërtet një “komunikim i rëndësisë së veçantë”. Nuk ka faj, nuk ka pasur rast të bëjë komunikime të tjera të “rëndësisë së veçantë” dhe nuk mund ta bëjmë fajtor për këtë. Dhe, me që mosha e ministrit në detyrë është akoma e re, do kemi raste edhe në të ardhmen të dëgjojmë komunikime të tjera “të rëndësisë së veçantë” të këtij lloji prej Tij. Zoti na ruajt!

E dyta, ministri i ri kishte nevojë t’i përcillte shefit të tij Kryeministër, mesazhin se sa i lartë është efikasiteti i punës së tij diplomatike në ministri, në shtatëdhjeteshtatëditorin e parë të emërimit të tij në detyrë. Kështu që duhet ta kuptojmë drejt zëvendësministrin me detyrë ministri.

Me këtë që dëgjova sot nga goja e zëvendësministrit me detyrë ministri, jam i bindur që kam pasur të drejtë kur kam thënë në një artikull pak javë më parë në këtë gazetë, se ndryshimet në qeveri, janë “prish bucela e bëj kanaçe”. Ja, u vërtetua. Le ta gëzojë tani Kryeministri Rama ministrin e tij! /Nga Hamdi JUPE, ish- deputet i PS/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Tentativë për ti mbyllur gojën qytetarit Berisha apo “i bien penxheres që të dëgjojë dera”…?!
LAJM PAS: ANALIZA/ “Shqetësimi brenda klanit, e vërteta e daljes së Cakajt për shkarkimet dhe mesazhi që i çoi Rama paraardhësit të tij”

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…
  • FOTO – “Pengohen restaurimi dhe rikonstruksionet në zonën historike”, Benet Beci takim me arkitektë, ndërtues e pronarë…

TË FUNDIT

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago
VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • Aktualitet

VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.