
15 vjecari që shihni në foton e mëposhtme është Ergys Malja, 15 vjeçari që nxorri në pritë Endri Mustafën. JOQ ka siguruar foto të të riut ku bie menjëherë në sy fakti që është i apasionuar pas kuajve, pasion që e ndante me te ndjerin. Por kali ditën e Barjamit do të kishte dhe një kuptim tjetër.
Malja, e kishte njoftuar që të dilte për të shkuar tek Livadhet me të në momentin që do ti dërgonte me mesazh një foto kali. Këtë të fundit vetëm 15 vjeçari dhe i ndjeri ia dinin kuptimin.
Ergys Malja, është një nga të arrestuarit e policise. Gruaja e të ndjerit, Ingrid Mustafa ka deklaruar para kamerave se vetëm Malja e di se kush është autori. Ishte pikërisht ajo që deklaroi se 15 vjecari ia ka nxjerrë në pritë të shoqin.





