
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi aludon se kolapsi në Gjykatën Kushtetuese, ku nga 9 antarë vetem 5 janë në detyrë me mandat të plotë, është i qëllimshëm. Sipas tij, kjo është bërë që gjykata të mos ketë mundësi të marrë vendim lidhur me “shitjen e detit” Greqisë sic e cilëson Bylykbashi. Në një status në Facebook deputeti demokrat shprehet:
“Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit?
Rama i ka shitur territorin e Shqiperise grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c’fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.
Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh.
A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?
P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine.”.







