Mbrëmjen e djeshme ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi në Facebook një foto, në të cilën, bazuar në atë që i shkruante mesazhdërguesi, kreu i qeverisë ishte shtruar me urgjencë në një prej spitaleve private.
Aludohej për overdozë, por kjo gjë nuk u vërtetua kurrë. Makinat e eskortës qeveritare u fotografuan në oborrin e spitalit duke ngritur dyshime për një gjendje jo të mirë shëndetësore të Kryeministrit.
Megjithatë, ndaj fjalëve të Berishës, larg e larg, në përfundim të ndeshjes çerekfinale të Chempions League dhe të kualifikimit të Juventusit, Rama shkroi në Facebook:
“Kur beson deri në fund. Natën.”
Sot, në ditën e gruas, kreu i mazhorancës preferoi të mblidhte disa prej grave socialiste në Kryeministri dhe u dhuroi atyre nga një trëndafil. Nuk u largua nga “shtëpia” e tij dhe pse dukej me një fytyrë të zbehtë.
I çuditshëm është fakti që ceremonia e kryeministrit nuk u pasqyrua në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe në ERTV, siç ndodh me çdo event. E për më tepër, në këtë fotot të shkrepur nga Express, kryeministri vihet re se ka një fashë të bardhë në njërin prej kyçeve të duarve të tij.
Duket qartë që është fashë dhe jo mënga e këmishës, apo diçka tjetër, duke qenë se Rama kishte zgjedhur të vishej tërësisht me të zeza.
A është me të vërtetë kryeministri sëmurë? Le të shpresojmë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze… /JOQ.al/