
Të nderuar përfaqësues të medias,
Marrë shkas nga një kronikë televizive e pasqyruar në media ku subjekti Bar “Centro” pretendon se disponon të gjithë dokumenacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit të tij në pedonalen “Kolë Idromeno” në hapësirë publike ju bëjmë me dije se:
– Subjekti në fjalë, prej dy vitesh nuk ka një kontratë për shfrytëzimin e hapësirave publike mes subjektit dhe Bashkisë Shkodër.
– Subjekti ka pasur një marrëveshje e cila është rinovuar vit pas viti, kushtet dhe kriteret e së cilës nuk janë më në fuqi.
– Subjekti, në dy vitet e fundit ka funksionuar si objekt i jashtëligjshëm dhe pa asnjë marreveshje kontraktuale me Bashkinë Shkodër.
– Që nga viti 2023, Bashkia Shkodër dhe BID nuk kanë një marrëveshje për shkak të mos plotësimit të kritereve ligjore të ligjit 63/2020 nga Shoqatat BiD cka ka sjelle edhe ndërprerjen e bashkëpunimit.
– Inspektorët e Policisë Bashkiake kanë njoftuar subjektin për lirimin e kësaj hapësire publike, për tia kthyer atë qytetarëve të Shkodrës në kuadër të aksionit që ka nisur në të gjithë qytetin. /Njoftim për mediat i Bashkisë Shkodër/




