ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Dy të rinj rreth 30 vjeç humbin jetën, fillimisht u dëgjuan të shtëna në “Lagjen e Spitalit”…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Aty janë  lënduar katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Gazeta Express mëson nga dëshimtarët se në këtë incident kanë qenë të përfshirë babë e djalë, njëri prej të cilëve edhe humbur jetën. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Sipas dëshimtarëve, dy nga v.iktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallash. Një nga të dëmtuarit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga v.iktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me a.rmë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të p.lagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.