Dy sulmues të mirëfilltë në fushë ndaj Kukësit, Brdariç ndryshon formacionin e Vllaznisë…

Vllaznia do te futet ne loje ne oren 16:45 ndaj Kukesit me objektivin e qarte per ta fituar ndeshjen ndaj Kukesit e cila do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.


Nderkohe, eshte zbardhur edhe formacioni me te cilin do te luaje skuadra shkodrane ne kete ndeshje. Ne porte do te jete serish Zogoviç, ndersa treshja e mbrojtjes nuk ndryshon, me Gurishten, Adilin dhe Imamin.

Ne mesfushe sakaq ka levizje, teksa nuk ndryshon rreshtimi, por vendosja. Ne vend te Isaevskit do te spostohet te luaje ne te majte Marku, ndersa ne vend te ketij te fundit do te jete nga minuta e pare Jonuzi.

Do te luajne si zakonisht edhe Krymi e Kruja ndersa ne vend te Victor da Silves do te spostohet kete here Imeri. Dyshja e sulmit nderkohe do te jete e perbere nga Dilaver e Dunga.

Trajneri Brdariç ka vendosur qe per here te pare te luaje me dy sulmues te mirefillte ne kete takim, çka tregon se objektivi do te jete i qarte, fitorja e ndeshjes.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel