Ndodh edhe kështu. Një arratisje spektakolare e dy bashkëkombasve tanë, duke lënë pas qelinë ku ishin. Ngjarja është raportuar nga mediat greke, të cilat kanë përcjellë edhe detajet.
Dy shtetas shqiptarë u “çanë ferrën” mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 nga burgu i Avlona në Greqi. Sipas policisë, një i burgosur kërceu së pari gardhin e burgut.
Atje, ai u përball me një polic që bënte patrullën e jashtme. Oficeri i policisë shtiu në ajër dhe e paralajmëroi të ndalonte. Megjithatë, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarët.
Pretendohet se të burgosurit shqiptarë janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos