
Për ish kryeministrin Sali Berisha, ministri Ditmir Bushati duhet te jape doreheqjen pasi ka futur ne Parlament oficere te armatosur. Ne nje interviste ne ABC news, Berisha tha:
‘Bushati duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka kryer aktin më të rëndë, oficerët e tij të armatosur janë të filmuar në Parlament, dy oficerët e Bushatit hynë me armë në sallën e Parlamentit. Ky përbën përshkallëzimin më dramatik dhe më të rrezikshëm në historinë e Parlamentit. Njerez te armatosur hyne ne Parlament dhe qelluan Azem Hajdarin.
Nëse Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën me armë i garantoj se po o bën gropën e madhe vetes me shpejtësi të rrufeshme.
Revolta qytetare ka filluar, sot ishte e përqëndruar në Parlament, nesër ajo do shpalosë skenarin në forma të tjera. Kjo mosbindje nuk ndalet më, se ka disa arsye”.







