Mjeshtri i Madh Sander Ruçi ka kaluar para dy muajve një askident aspak të lehtë. Fatmirësisht, pavarësisht dëmtimeve, e kaloi çdo gjë pa probleme. Sot, ai gëzon shëndet të plotë dhe është gati të kthehet në skenë, siç e pohon edhe vetë. Pikërisht tani, Sandri ka dashur të ndajë me miqtë e tij në Facebook foto nga aksidenti ku shihet dëmtimi i marrë nga përplasja por edhe një foto personale në spital. Mjeshtri Ruçi shkruan:
“Asht e reale jo show, dy muej sot mas aksidentit të rande qi desht me më marrë jeten por se la Zoti lumt na per te , e ndaj me ju se u jam mirenjohes te gjitheve ju miq që mu gjindet afer duke ju informu se jam mire në te gjithe komponentet jetesore , zoti ju bekofte ju e familjet per urimet e interesimin , god bless Amerika , mire u pashim ne Shkoder e skene , Respekt”.
Një nga emrat më prodhimtarë të humorit në Shkodër dhe në Shqipëri, Sandër Ruçi e ka kthyer në traditë një shfaqje në vendlindje në krye të një viti. Duke i uruar shendet dhe jetë të gjatë, e mirëpresim sepse duam të qeshim, gëzojmë e reflektojmë me humorin e batutat e tij! Të presim në Shkodër Sandër, mirëardhsh!