Një aksident ka ndodhur para një karburanti në Lezhë teksa tre persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dy mjeteve dhe një motori.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme dhe se deri tani ky është bilanci i këtij aksidenti, ku mësohet se një grua që udhëtonte me bashkëshortin në motor, është në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë siç shihet dhe nga foto zona e aksidentit është rrethuar dhe policia është në vendin e ngjarjes. /BW/