Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Dy deputetë të Shkodrës paguan te Basha”, akuza e fortë e Ndokës: U futën në minutat e fundit duke më shmangur mua

ShkodraWeb 15 December, 2021
ndoka celular

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.

Ndoka teksa foli për situatën në PD, tha se ish-kryeministri Sali Berisha sot ka ngritur një kauzë të rëndësishme ndërsa shtoi se nuk e ka për mbrojtje personale. Ndoka u shpreh se Berisha e ka ndërmarrë këtë aksion si një ndjesë ndaj demokratëve pasi ka mbështetur Bashën. Për këtë të fundit, ish-deputeti deklaroi se sado që të ketë mbështetjen e SHBA, ai nuk vjen më kurrë më në pushtet se demokratët nuk e votojnë dhe askush nuk bën koalicion me të.

“Basha është interesant, tinëzar, ja kam thënë gjërat në sy, i kam kërkuar transparencë për marrëveshjen me Ramën në 2017. Vendosi me Ramën që ne mos të merrnim pjesë në zgjedhje. Thoshte që ka firmosur një marrëveshje që ishte në interesin e të gjithëve. Ja kam thënë në sy.”-tha ai.

Sa i përket bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019, Ndoka deklaroi se i ka thënë Bashës që po bën gabimin më të madh. Ndër të tjera theksoi se Basha duke qenë kaq mashtrues, sa ka arritur të presë në besë dhe të mashtrojë dhe Berishën.

“Këtë e prodhoi Berisha në serë, një politikan që prodhohet në serë, pa patur ballafaqim, konkurrencë.” – tha Ndoka në Report Tv.

I pyetur nëse ekziston mundësia për një konfrontim mes dy grupimeve në PD, Ndoka u shpreh se baza e PD është në mbështetje të plotë të Berishës.

“Mbështetja ndaj bashës është në minorancë të tejskajshme. Delegatët s’janë anëtarë të thjeshtë, janë shtylla kurriozre e një partie politike. Është makineria elektorale. Këto delegatë janë shumicë dërrmuese me Berishën.”-tha Ndoka.

Ndërsa për përplasjen e mbështetëses së Bashës sot me mbështetësen e Berishës, Evi Kokalarin në selinë blu, Ndoka tha se zonja që akuzoi Kokalarin ka qenë punonjëse bashkie në kohën e Bashës, ndërsa shtoi se ky i fundit po e përdor atë.

“I paska bërë nder, shyqyr që i paska bërë Basha nder dikujt, sot e përdor. Nxjerr një zonjë që ka hallet e veta. Ndërsa për bravat, janë akte primitive”-tha Ndoka.

Ndoka theksoi se nëse Basha do kishte fituar më 25 prill, këto situata nuk do kishin ndodhur dhe nuk do ishin diskutuar asnjëherë. Ndoka u shpreh se me Lulzim Bashën PD nuk vjen kurrë në pushtet sado të ketë mbështetjen e SHBA.

“Të ketë gjitha mbështetjet bashkë, nuk vjen në pushtet se është lider i shkatërruar. Asnjë nga aleatët nuk futet në koalicion më Lulzim Bashën. Kapitulli i Bashës mbyllet me turp.”-tha Ndoka.

Për Berishën Ndoka tha se ai ka treguar se nga humnera ngrihet dhe del fitues.

“Ai ballafaqohet me gjithçka. Kanë qenë ide dhe lëvizje në vazhdimësi. Ka mundur Ramiz Alinë, Fatos Nanon, Edi Ramën, Lulzim Bashën, dhe po rikthehet dhe njëherë që t’i mundë të gjithë Bashkë.”-tha Ndoka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Nuk ishte në zyrë kur ka dhënë urdhrin…”, Imami plas bombën: Basha pjesëtar i “Klubit të 21 janarit”!
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 16 dhjetor 2021…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.