
Kam besue gjithmonë se e ardhmja u përket atyne që guxojnë e unë sot e kam marr vendimim me guxue i hap përtej trojeve t’mia. Më asht kërkue nga komuniteti jem dukagjinas e malsor dhe bashkësia politike, të hedh kandidaturën si deputete dhe mendoj se asht e vetmja rrugë për me sjell ndryshimet e medha. Un kam vendos me tentue për me kontribue nga mrena sistemit duke dhanë ma të mirën dhe eksperiencën teme, për me çue vëmendjen e punën në çdo cep të Qarkut të Shkodres e t’malsis teme. Kjo realisht me të vetmen sigël dhe njerëz që më spikatën dhe me ofruen kyt mundësi.
E di qe ndoshta shume prej jush do e kritikojnë kyt vendim temin por di edhe që për t’mos marrë kritika mjafton mos me ba gja. Më besoni se për mue do ishte ma e lehtë të kisha ndej andej nga kam ardh, n’zonën teme t’qetsis tuj prit duartrokitjet që nuk mi kursyet për punën teme modeste por të bame me shpirt. Ju falenderoj që keni kenë mbështetja jeme ma e madhe at’her kur ndoshta s’kam pasë vetsigurinë e duhun. Kam shum besim se do jem e kuptume dhe e mbështetun nga ju edhe në këtë hap kaq të madh që kam vendos sot me hedh me të vetmit njerëz që ma dhanë dorën dhe filluen me u dhanë zgjidhje halleve të komunitetit tem.
Falemners prej zemrës për kyt mundësi e vlersim që po i jepni Dukagjinit e tanë komunitetit dhe mue si nji vajz plot andrra e idealizma Edi Rama, Benet Beci.
Unë si çik malsie po e marr guximin të provoj me përfaqsue nji komunitet historik që nuk asht përfaqsue kurr dhe që asht diskriminue masivisht dhe padrejtësisht. Po dal si nji vajze e re për vendin tem, rininë e sidomos vajzat që ua asht mohue e drejta me ec përpara. Sot po shkeli n’rrugën që për shum ka kenë e ndalueme, me shpresën për me ngrit nji mal ma t’nalt që ata me pa e me shkue ma larg!
E jueja,
neomalsore /Publikuar në Facebook nga Marjana KOÇEKU, kryesuese e listës së PS- së për qarkun Shkodër/




