Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Duka apo Fino, sot futbolli shqiptar zgjedh drejtuesin e tij edhe për 4 vite të tjera

ShkodraWeb 7 February, 2018
finoDukaFSHF

Dita e sotme është dita vendimtare pas një fushate të ndezur elektorale për të mësuar se cili do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Në orën 9.00 në Hotel Adriatik, në Durrës, zhvillon punimet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë garë që pritet të jetë shumë e fortë dy janë rivalët krysorë Armand Duka e Bashkim Fino.

Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, duke u bazuar sipas tij në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij. Nga ana tjetër sfidanti kryesor Bashkim Fino, një emër me mjaft peshë në arenën politike shqiptare, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual dhe publikimit të shumë skandale financiare e shkeljeve ligjore nga ana e Dukës.

Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka patur rezonancë të fortë mediatike. Gara pritet të jetë shumë e fortë, pasi ende shumë klube të futbollit janë në pronësi të bashkive, që në shumicën e tyre janë të majta. Në këto bazohet kandidati Fino për të përmbysur hegjemoninë e Dukës. Ky I fundit po përdor gjithë aparatin e FSHF-së si dhe lidhjet që ka krijuar gjithë këto vite në krye të federatës për të mbajtur postin edhe për katër vite të tjerë.

Sa vota duhen
Sipas statutit të FSHF-së me parimin një anëtar një votë, 66 anëtarët e Asamblesë Zgjedhore do të vendosin me votën e tyre se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Statuti përcakton qartë se për t’u zgjedhur president kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anëtarëve me të drejtë vote do të thotë se duhen 44 vota.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Këtu kandidati që fiton me shumicë të thjeshtë, 50% plus 1 të votave zgjidhet president. Në rast se dalin barazim, atëherë do të jetë shorti që do të përcaktojë fituesin.

Kush voton sipas statutit
Sipas Statusit të FSHF-së Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale, 3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit.

Komiteti Ekzekutiv
Shumë të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janë kandidaturat që garojnë për vendet në organin më të lartë kolegjial që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve.

Asambleja e Përgjithshmë Zgjedhore e FSHF-së pritet të jetë një mbledhje e gjatë dhe me interes të jashtëzakonshëm.

Post navigation

Previous: Parashikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë 7 shkurt 2018
Next: FOTO/ Policia rrethon hotelin ku zhvillohet Asambleja e FSHF, çfarë pritet të ndodhë?

TË FUNDIT

vllaznia tifoze malisheva

Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara

ShkodraWeb 16 July, 2026
malisheva vllaznia 2026

OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?!

ShkodraWeb 16 July, 2026
malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.