Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Duhet të veprojë drejtësia”, shkodrani Çesk Simoni solidaritet me familjen e 8- vjeçarit, Sadik Kuniqi i masakroi djalin 3 vjeçar

ShkodraWeb 19 November, 2021
cesk simoni

Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje, pasi vrasja makabre e Mateos i kujton mbytjen e djalit 3-vjeç dhe bashkëshortes së tij, 20 vite më parë nga vrasësi serial, Sadik Kuniqi.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se vrasjet e fëmijëve janë kthyer në modë, ndërsa shteti vetëm vjedh dhe e ka kthyer Parlamentin në një spektakël argëtimi.

Çesk Simoni tha se sa herë dëgjon për fatkeqësi të tilla, i rikthehet dhimbja e humbjes së djalit dhe gruas.

Ndësa shtoi se do u kërkojë familjarëve të Mateo Vasiut të ngujohen së bashku me të derisa të merret vendimi për hyrjen në fuqi të ligjit për dënimin me vdekje.

“E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua, sot e 20 vite më parë. Sa herë ndodhin të tilla fatkeqësi unë e kujtoj këtë dhimbje. Më kanë mbytur gruan dhe djalin 3-vjeç në krevat, mi mbyti Sadik Kuniqi. Ka pasur listën për të mbytur 40 veta me radhë, por shyqyr përfundoi tek unë. Ndodhi në 2002, përsëriten këta çdo 6 muaj. Shteti di vetëm të vjedhë, e ka kthyer parlamentin në Big Brother.

Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për tu ngujuar, me familjarët. Do i them familjarëve të ngujohem, unë jam kryesori. Jam pro vendosjes së dënimit, e kam kërkuar 20 vite më parë. Çdo vit ndodhin, e kanë kthyer në modë. Tani fëmijët duhet t’i çosh në shkollë, janë bërë tmerr. E mbytën në burg, më ka vrarë dy vetë. Çdo viktimë që është fëmijë, e përjetoj. Duhet zhdukur ai njeri, ha bukë në burg. Thotë Rama s’të dënon shteti, por të dënon ligji. Ta dënojë ligji”, tha ai.

Çesk Simoni duke dëshmuar në gjyqin e Sadik KUniqit në Shkoder

Vrasjet e Sadik Kuniqit

Sadik Kuniqi vrau 4 persona në vitin 2002, me çekiç dhe misri. Më 28 janar të vitit 2002 ai i shkoi në shtëpi mikut të tij, Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të bashkëshorten e tij Sadeten.

Pas kësaj vrasje Kuniqi telefonoi edhe vajzat e viktimave të tij të cilat ishin strehuar te xhaxhai i tyre duke u thënë se ishte çështje kohe dhe ekzekutimi i tyre.

Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002, shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit dhe në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën, sëbashku me djalin e tyre 3 vjeçar, Xhekun.

Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një misri. E plagosur, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj dhe goditjen fatale.

Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij dhe Kuniqi u arrestua dy orë më vonë.

Sadik Kuniqi gjatë seancave gjyqësore
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RAPORTI – Ministria e Shendetësisë: 502 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri nga Covid- 19
Artikull pasardhës: “Në Kuvendin e 11 dhjetorit Azem Hajdari do të shpallet”, Sali Berisha: 60% e Kryesisë së PD e emëruar nga kryetari, të japin dorëheqjen

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.