Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, Agron Shehaj para gazetarëve: Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj

ShkodraWeb 24 May, 2021
agron shehaj para gazetareve

Agron Shehaj tashmë është zyrtarisht një prej kandidatëve për kryetar të PD. Pasi dje mori vendimin kryesia e PD, Shehaj sot del në një konferencë për shtyp. Ai tha se në 13 qershor “Nuk do të vendosin për kryetarin e ri, por nëse do të fitojnë apo humbin në zgjedhjet e tjera”.

Kandidimi i tij Shehaj thotë se vjen pasi udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. “Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, shton ai.

Agron Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.

“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Ai ka prezantuar edhe platformën e tij se si PD mund të shkojë drejt fitores.

“Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD, duhet hapur ndaj të vjetërve dhe të rinjve, vendimet duhen marrë nga anëtarë të PD, të jetë e qartë dhe transparente. Anëtarët duhet të vendosin për karrierën e strukturës, të liderave nëpërmjet votës. Një nga elementët kryesor do jetë votimi i listës për kandidatë i të gjithë listës”, tha Shehaj.

Agron Shehaj ka zgjedhur që të mos bëj asnjë koment për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, personalisht nuk kam asnjë koment”, tha Shehaj.

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Agron Shehaj ka hequr çdo mundësi për bashkëqeverisje me mazhorancën.

“Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje”, tha Shehaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vetëm 6 raste të reja në 24 orë, Ministria e Shendetësisë publikon raportin, ja sa fatalitete u regjistruan
Artikull pasardhës: “5 vjeçe kam qenë unë, 25 vjet më janë dashtë me e kuptu se unë nuk kisha ba gja”, mesazhi i fortë i shkrimtares shkodrane

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.