ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Duhet të korrigjojmë shenjestrën…”, flet më i miri i ndeshjes në Durrës, Kruja: Vllaznisë zor t’i shënosh gol…

Arsid Kruja u shpall lojtari më i mirë në takimin mes Teutës dhe Vllaznisë, dhe lojtari i shkodranëve u shpreh i kënaqur me 1 pikë në Durrës. Në mikrofonin e “Supersport”, Kruja deklaroi se ekipit të tij është shumë e vështirë t’i shënosh, por duhet të përmirësojnë shënjestrën.

Mund të konsiderohet fitore kjo pikë sot?

Në 2014, kemi fituar këtu në Durrës me golin tim. Sa për sot, një rezultat pozitiv e quaj, duke parë se mbetëm me 10 vetë. Çdo ekip në Durrës nuk e ka të lehtë të marrë pikë.

Çfarë duhet të bëjë më shumë ekipi në sulm?

Që nga fillimi, kemi treguar që jemi një ekip i vështirë të na shënosh, por duhet të jemi më të qartë para porte. Duhet të jemi më rezultativ. Me kalimin e kohës, besoj edhe fitoret do vijnë.

Si është ambienti te Vllaznia?

Kemi një grup mjaft të mirë. Stërvitemi rregullisht, dhe ndeshjet do i marrim me ngadalë, për të arritur sukseset.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.